Të lexosh si Tolstoi…
Librat thelbësorë për çdo fazë të jetës
Pak pas ditëlindjes së 50-të, Leo Tolstoi u zhyt në një krizë të thellë shpirtërore, ndaj vendosi të gjente kuptimin e jetës. Dhe si arrihet një gjë e tillë? Duke lexuar. Duke lexuar punët e filozofëve të njohur në të gjithë botën, duke u njohur me traditat fetare dhe duke zbuluar ngjashmëri në mënyrën e përballjes së tyre me të vërtetën e shpirtit njerëzor.
Por pavarësisht devotshmërisë në të lexuar, Tolstoi konsideroi disa libra specifikë, që patën ndikim të madh në formimin e tij. Kështu, në moshën 63-vjeçare, në një letër drejtuar një miku të tij, ai përzgjodhi një listë të tillë me libra që i kishin bërë më shumë përshtypje në jetën e tij.
Tolstoi i ndan librat që duhen lexuar në pesë faza jetësore dhe i rendit bazuar në cilësinë e tyre nga “shumë i mirë” në “i shkëlqyer” në “i jashtëzakonshëm”. Nga lista kuptojmë se Tolstoi i konsideron vitet e adoleshencës si më formueset.
Faza I: Fëmijëria deri në moshën 14-vjeçare
Shumë të mirë
- Njëmijë e një net
- Poemat e Pushkinit: ”Napoleoni”
Të shkëlqyer
- Pula e vogël e zezë – Antony Pogorelsky
Të jashtëzakonshëm
- Historia e Josefit në Bibël
- Përralla folklorike nga Dobrynya Nikitich, Ilya Muromets, Alyosha Popovich
Faza II: Mosha 14 vjeç – 20 vjeç
Shumë të mirë
- Pushtimi i Meksikës – William Prescott
- Përrallat e së mirës dhe së keqes – Nikolai Gogol
Të shkëlqyer
- Udhëtimi sentimental – Laurence Sterne
- Hero i kohëve tona – Mikhail Lermontov
- Polinka Saks – Aleksandr Druzhinin
- Frymë të vdekura –Nikolai Gogol
- Eugjen Onjegini – Aleksander Pushkin
- Xhuli ose Heloisa e re – Jean-Jacques Rousseau
Të jashtëzakonshëm
- Ungjilli i Mateut – “Predikimi në mal”
- Rrëfimet – Jean Jacques-Rousseau
- Emil – Jean Jacques-Rousseau
- “Viy” – përralla të zgjedhura – Nikolai Gogol
- David Koperfilld – Charles Dickens
Faza III: Mosha 25 – 30 vjeç
Shumë të mirë
- Poema – Tyutchev
- Poema – Koltsov
- Iliada dhe Odisea – Homeri
- Poema – Afanasy Fet
- Dialogët – Platoni
Të shkëlqyer
- Herman dhe Dorothea – Johann Volfgang Goethe
- Katedralja e Parisit – Viktor Hygo
Faza IV: Mosha 35-50 vjeç
Shumë të mirë
- Novela – Henry Ëood
- Novela – George Eliot
- Novela – Anthony Trollope
Të jashtëzakonshëm
- Të mjerët – Viktor Hygo
Faza V: Mosha 50-63 vjeç
Shumë të mirë
- Diskurse mbi tema fetare – Theodore Parker
- Predikimet e Robertson
Të shkëlqyer
- Libri i gjenezës
- Progresi dhe varfëria – Henry George
- Thelbi i kristianizmit – Ludvig Feuerbach
Të jashtëzakonshëm
- Mendime – Blaise Pascal
- Epikuri –
- Konfuci – Mësime
- Lao-Tzu – Mësimet
Përgatiti: Elona Qose