Ankth i përjetshëm
Buzëqeshje të ngrira nga malli,
Ëndrra të venitura nga lumi i kohës,
Akoma fytyrë e lagur nga lotët e kujtesës,
Me trupin e lodhur nga betejat e jetës,
Morg i zymtë heshtjeje,
Arkëmort i lënë buzë varrit,
Ende fije shprese për rikthim jete,
Përmendore të hapësirta,
Pa asnjë emër më vete.
(Të pagjeturve)
Enes Lekiqi