Anti(heronjtë) e pazëvendësueshëm në letërsi
Jo gjithmonë personazhet positive janë heronj, të paktën në letërsi. Çdo histori ka personazhe që i duam, për të cilët duam të fitojnë. Pastaj, janë edhe disa personazhe që vdesim t’i urrejmë. A mund ta imagjinoni Harry Potter pa Voldemortin? Po Otellon pa Jagon? Personazhet negative sigurisht nuk janë personazhe që fitojnë admirim, por shpesh janë argëtues dhe mbi të gjitha karizmatikë.
Zonja Makbeth
Zonja Makbeth është pa dyshim një nga personazhet më ambiciozë në letërsi. Të ishte për të do të kishte vrarë të gjithë ata që bëheshin pengesë për marrjen e fronit. Por gjithçka që bën i kthehet kundër, duke e çuar drejt marrëzisë e më pas vdekjes.
Monstra e Frankeshtajnit
Në fakt, ky personazh është si një fëmijë i zënë në kurth në trupin e një kadavre gjigante. Monstra e ka të pamundur të kontrollojë tërbimin. I ligu i vërtetë, në këtë rast, është krijuesi i tij.
Amy Dunne – “Vajza e zhdukur”
Bashkëshorti i saj egoist nuk është më i mirë, por të paktën e vret herë pas here ndërgjegjja. Amy është manipuluese dhe me një zgjuarsi të frikshme. E urren, por në të njëjtën kohë personazhi i saj të intrigon.
Tom Buchanan – “Getsbi i madh”
Misogjinist, mendjengushtë, arrogant – në një libër të mbushur me personazhe të vetëkënaqur, me shumë mundësi ai është më i keqi.
Dorian Gray – “Portreti u Dorian Gray”
Magjepsës, por jo një njeri i mirë. Gjithë qenia e tij është e fokusuar te pamja.
Elona Qose