skip to Main Content

“Bashkë me erën” në gjashtë fjali

”Bashkë me erën” u shkrua në vitin 1936 dhe është romani i vetëm i autores Margaret Mitchell. Libri rezultoi një fenomen i vërtetë, me shitje marramendëse për kohën kur u botua: më shumë se 180 mijë kopje të shitura muajin e parë, 1 milion në gjashtë muaj dhe në krye të klasifikimeve të shitjeve 2 vjet pas botimit. I përkthyer në 37 gjuhë të ndryshme, sot mendohet se libri ka shitur plot 30 milionë kopje në të gjithë botën, një nga më të shiturit në histori.
Mitchell nuk e përballoi dot famën e menjëhershme dhe nuk shkroi më kurrë libër tjetër.

1. Vdekja, taksat dhe lindja e fëmijëve… nuk është kurrë koha e përshtatshme për asnjërën nga to.

2. Nuk e kupton kurrë se çfarë është në të vërtetë liria deri në momentin që humb reputacionin.

3. Jeta nuk na sjell asnjëherë çfarë duam. Marrim atë që kemi dhe jemi falënderues sepse ka keq e më keq.

4. Nëse do të thosha se jam çmendurisht e dashuruar me ty do ta dije se po gënjej.

5. Mos i shmang eksperiencat e reja; të pasurojnë mendjen dhe shpirtin.

6. Për një grua, është e rrezikshme të përballet me gjënë më të keqe që mund t’i ndodhë, sepse pas kësaj ajo nuk i friket më asgjëje. Scarlett, ruaj gjithmonë diçka së cilës i frikësohesh, ashtu sikurse ruan diçka që e do.