skip to Main Content

Dëshirë

Ndonjëherë bëhem rob i pafaj i një çudie
Dua të ndiej dhimbjen e botës që sherroset
Dua të marr fjalët, lutjet e lotët me përgjërime
T’i marr e t’i mbështjell thellë vetes që brengoset,

Oh, dua të kuptoj më mirë se nga vjen kjo lodhje
Nga vjen ky dëshpërim pa fund, që nuk ka shpëtim.
Dua të shtrihem e të bëhem njësh me plisa toke
T’i dëgjoj pulsin, ngashërimet çdo rënkim.

T’i bëhem balsam në dashuri e në shërim ,
T’i bëhem çlirim ofshamës që shpagim kërkon.
Dua të provoj nga më vjen kjo forcë e guxim
Sa thellë është ngujuar në shpirtin që zjarrmon.

Të provoj sa i madh është ky durim njerëzor
Dyshoj çdo ditë, çdo orë e në çdo kohë……………
Natës që rënkon t’i jap dritën e shpirtit engjëllor,
Të mos kem frikë nga trishtimi e nga dielli që rrezon,

E buzës t’i çel lule jargavani në gaz të pambaruar
Të ndiej furtunën dhe shtrëngatën që vjen.
O, si ulurin erafryn pa mëshirë, pa pushuar
Mali dremit natës dhe unë mes dëshirë po mbes.

Anastasia