skip to Main Content

Disa kuriozitete mbi autorët e mëdhenj të letërsisë

Mendoni se njihni gjithçka nga letërsia? Duke shfletuar librat është e mundur të gjendesh përballë shumë surprizave, rreth jetës së shkrimtarëve të njohur. Ja disa kuriozitete mbi ta.

 

1) Dante Aligeri

Jo të gjithë e dinë se “Komedia Hyjnore” në momentin e publikimit nuk kishte asnjë titull. Vepra danteske në fakt ishte titulluar thjesht “Komedia”. Mbiemri u përdor për herë të parë nga poeti Giovanni Boccaccio, brenda “Trattatello in laude di Dante”(1373). Përdorimi i fjalës “Hyjnore” në fakt nisi në mes të viteve 1500, kur Ludovico Dolce, në versionin e tij venecian të 1555-s, përdori emërtimin bokaçian.

 

2) Çurçill fitoi “Nobel” për Letërsinë

“Për aftësinë e tij për përshkrimet historike dhe biografike, pa anashkaluar oratorinë në mbrojtje dhe nxjerrjen në pah të vlerave njerëzore”. Ky ishte përshkrimi i vendimit për t’i dhënë çmimin “Nobel” për Letërsinë politikanit anglez, në vitin 1953. E lexuat mirë. Të gjithë e kujtojnë si një diplomat dhe politikan, por të paktë janë ata që e dinë se ka marrë këtë çmim. Ndër veprat e tij më të rëndësishme kujtojmë “Lufta e Dytë Botërore” dhe “Një histori e popujve të gjuhës angleze”.

 

3) Pier Paolo Pasolini

Është një ndër autorët më të mëdhenj të neorealizmit italian. Por, përveçse shkrimtar, ishte edhe regjisor kinematografik. Pasolini bashkëpunoi me regjisorë me emër, si Fellini. Në filmografinë e tij numërohen rreth 20 projekte, mes të cilave. “Salo e le 120 giornate di Sodoma”, “Il fiore delle Mille e una notte” e “Mamma Roma”.

 

4) Alessandro Manzoni

Çurçill letrar, Pasolini regjisor dhe Manzoni senator. Shkrimtari i njohur i “Promessi Sposi” ka qenë edhe një politikan i rëndësishëm italian. Në fakt, në vitet 1848-1943, senatorët e mbretërisë italiane emëroheshin përjetë nga mbreti. Mes tyre bënte pjesë dhe shkrimtari, në kategorinë e atyre që përmes shërbimit të dhënë dhe meritave të marra kanë reklamuar atdheun. Alessandro Manzoni ka qenë një ndër të paktët që mori këtë emërtim për merita letrare. Kjo gjë u përsërit gjatë mbretërisë vetëm me Giosue Carducci e Giovanni Verga.

 

5) Varri i Dantes

Adhuruesit e shumtë të shkrimtarit mendojnë se mund ta vizitojnë varrin e Aligerit në qytetin e tij të lindjes, në Firence. Por, ai ndodhet në Ravenna, qytet ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij.

 

6) Shkrimtarët masonë

Masoneria ka pasur si anëtarë personazhe të njohura në botë. Shumë prej atyre të ashtuquajtur “baballarët themelues të Amerikës” ishin masonë, si George Washington, Thomas Jefferson, Benjamin Franklin dhe 35 anëtarë të tjerë më pak të njohur, firmëtarë të Deklaratës së Pavarësisë si dhe të Kushtetutës së SHBA-së.

Personazhe të tjerë të njohur masonë janë kompozitorët Mozart e Bethoven, por dhe shkrimtarë si Shekspir, Gëte, Volteri, Hygo, Frojdi e shumë të tjerë.

 

Përgatiti: Elona Qose