skip to Main Content

Dje, sot, nesër…

Dje linda.

Nga mëngjesi në mbrëmje qava,

u rrita, pësova, mësova

Jetova.

 

Sot, u zgjova herët,

u grinda, fala, heshta, koha nuk pret.

Luaj me jetën, ashtu sikurse ajo me mua.

Askush s’është e lumtur kur tjetra humbet.

 

Ndryshe nga unë, ajo s’është egoiste!

Hap fletë të re dhe kur e përçmoj.

Më ofron kokteje pa fund,

të zgjedh më tundon.

 

Shijomë!

Fjala pa zë lëshon uturimë.

Se e nesërmja vjen shpejt.

Në rrjedhën time lundro, por mos u mbyt!

Koha nuk pret.

 

Nesër. Shpresoj e nesërmja të më presë.

Ndryshe…

Mbi trupin tim do të “vajtojnë”

ata që më deshën dhe ata që s’më deshën kurrë. Vendin e ndjenjës do e zërë një gur.

 

Sa keq!

Po ngrihem të mbushem me ajër,

me ajrin që mbart gëzim.

Mos me ndërprit!

Nxitoj, para se “nesër” të vijë.

M. Gropa