“Imagine”, një buletin me fjalët e John Lennon
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Paqes, do të prezantohet “Imagine”, një buletin frymëzuar nga fjalët e këngës së John Lennon, e vitit 1971.
I ilustruar nga artisti francez Jean Jullien, libri përmban tekstin e këngës së Lennon në anglisht, shoqëruar nga një prezantim i Yoko Ono Lennon, bashkautore e këngës, që e përkufizon “Imagine” një “deklaratë të forcës së madhe, e shkruar me dashuri të thellë për njerëzimin dhe të ardhmen e tij”.
Libri do të dalë njëkohësisht në 14 shtete, nën kujdesin e “Amnesty International”, për të përcjellë përmes fjalëve të John Lennon një mesazh paqeje për lexuesit e rinj në botë.