skip to Main Content

Miqësi të shkuara keq: Mario Vargas Llosa vs Gabriel García Markez

Miq të ngushtë para vitit 1976, dy shkrimtarët nuk folën për plot 31 vjet pasi Vargas e gjuajti Markezin me grusht në sy të gjithë botës, në tapetin e kuq të një premiere filmi.

“Si guxon të më përshëndetësh pas asaj që bëre me Patrician në Barcelonë!”-  i tha Vargas.

Sipas thashethemeve, Vargas Llosa ishte tërbuar që e shoqja ishte drejtuar te Markezi për “ngushëllim” pasi kishte mësuar se i shoqi e tradhtonte.