Pa titull
Kur lotët e ҫdo nate faqet,buzët lajnë,
Kur sytë kërkojnë sytë që lotët të thajnë,
Kur zemra kërkon zemrën, ‘Mirëmëngjes’,-t’i thotë
Ekziston ndjenjë më e madhe në botë?
Kur STACION i ҫdo nate bëhet kujtimi,
Kur VALIXHEN e jetës e mbush me lot vajtimi,
Kur UDHETIMI i një ëndrre pritet në mes,
Në BILETËN e ҫdo dite shkruhet: ‘Po të pres’.
Puthjet, përqafimet tani jetojnë në letër,
Buza thotë gjithë ditën të shtrenjtin emër,
E kujton me ҫ’emër këtë ndjenjë e pagëzove,
-‘Do përpiqem Xhani’,-këto fjalë i harrove?
Adela Xhani