skip to Main Content

Poezia “Në mundsh” e Rudyard Kipling, trashëgimia që çdo fëmijë duhet të marrë nga babai (e plotë)

30 dhjetor 1865. Kanë kaluar mbi 150 vjet nga lindja e Rudyard Kipling, shkrimtari dhe poeti i famshëm britanik prej të cilit kujtojmë, mes titujve më të famshëm që kanë bërë historinë e letërsisë, të paharrueshmin “Libri i xhunglës” dhe “Kapitenë guximtarë”.

Poezia e tij “Në mundsh” (e 1895-s) na tregon sugjerimet që Kipling si baba i drejton të birit në mënyrë që të bëhet “Burrë”.

Më poshtë paraqesim tekstin e plotë të një himni të mrekullueshëm për jetën, që Kipling i kushton të birit, ku të qenin burrë e përbëjnë vlerat, liria dhe vullneti për të konsideruar çdo hap të ekzistencës tonë si një ecje drejt diçkaje të re. Një reflektim marramendës në vargje që nga “fëmijë” na mëson të bëhemi burra.

Në mundsh…

Rudyard Kipling

Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,

sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,

por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh… 

 

në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,

a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,

madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…

 

në mundsh t’mendosh por jo gjer në shkaterrim,

t’ëndërrosh por jo si rob ëndërrimesh.

dhe ti t’i trajtosh një lloj e pa dallim,

ngadhnjimin e shpartallimin, burim mashtrimesh…

 

në durofsh dot që thëniet e tua të drejta

në kurthe trutharët, kopukët të t’i kthejnë,

t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta

e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë

 

në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh,

si në kumar me një të vetme lojë,

të rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe

humbjen kurre të mos e zësh me gojë…

 

në i detyrofsh dot muskul, nerv dhe puls e zemër,

të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,

e të qëndrosh kur s’ke asgjë veç vullnetit,

që veç një fjalë, “qëndro”, gjithnjë të thotë…

 

në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd të ruash

a t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…

nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash

dhe gjithkënd e çmon, por veç aq sa meriton

 

në mundsh t’i mbushësh ti minutat

që të rënda me veprat që peshojnë

dije dhe mos ke asnjë dyshim,

se e jotja do jetë bota me gjithë ç’ka brenda

dhe BURRE do t’jesh o biri im.

Leave a Reply