Rruga ime…
Nisa të shtegtoj në tunelin e kohës time,
ritmit çakordues të saj, mundohem notat t’ia mësoj,
matem në gungat që has,
në të tjerat bëj një hap,
e padukshme ecja prapë.
nga brenda,
zë i kokës më ndriçon,
kuptimin e ecjes të gjejë
plasaritjeve të thelbit tim,
t’u jap një shpjegim.
në fund të tunelit,
e zbehtë drita,
i vakët ritmi,
ma kthen në zvarritje ecjen.
kodet e shpresës,
humbur kanē në këtë tunel,
boshësia trikon më tjerr.
unë
tërheq veten nga hyrja,
s’munden këmbët e zhveshura,
të ndjekin ritmin
e shpejtësinë e shkujdesur të hapave të kohës,
në hije a dritë,
zvarrë apo e çalë,
lypi rrugën time,
me un’ dhe asht.
Ermira Ymeraj