skip to Main Content

Ti

Përshkohem nga ndjenja teksa të shoh.
Të afrohem e parfumi yt kundërmon erë dashurie.
Sytë përplasen si dallgë oqeani,
Të forta ku as kapiteni i anijes nuk ia del dot para tyre.
Zemra nis të përshpejtojë rrahjet.
Qenie ime thërret emrin tënd miliona herë në sekondë.
Ndjenjat rriten,
E si valët qendrore të tërmetit,
Ndjenja dashurie përhapen në shpirtin tim.
Ti je përballë meje,
shikime që flasin duke mos iu mjaftuar shkronjat e alfabetit,
Ndjenja që nuk kanë emër.
Zemra ime të kërkon ty,
Koka po më buçet nga kujtimet me ty,
Goja më është kyçur,
Nuk do fjalë por puthje,
Puthje që ti m’i jep pa pushim.
Ti më ndjen në çdo rrahje.
Ti përqafon ndjenjat e mia dhe i merr me vrap në fluturim.
Ti vjedh çaste e momente.
Ti më jep të shtrenjtat emocione,
Magjike e të ndryshme sa herë që të shoh.
Sa herë që kapiteni i anijes pëson stuhi,
Sa herë që dallgët bëhen të mëdha,
Më shfaqesh TI!

 

Nga Klea