skip to Main Content

20 librat më të mirë të përkthyer në anglisht që nuk janë lexuar kurrë

Chad W.Post , drejtor I Open Letter Books na rekomandon një listë prej 20 librash të përkthyer në anglisht nga e gjithë bota që nuk janë lexuar ende. Shpresojmë që disa prej tyre të vijnë edhe në shqip

The Box Man, Kobo Abe, përkthyer nga japonishtja në anglisht nga E. Dale Saunders)

Imagjinoni një Samuel Beckett japonez, por të cuditshëm, shumëzojeni këtë me dy shtojini një dozë ekstra intelekti dhe humori. Tani mund të filloni ta kuptoni “The box man.”

Act of the Damned, António Lobo Antunes, përkthyer nga portugalishtja nga Richard Zenith

Së bashku me Hose saramagon dhe Fernando Pesoan, Antuanes konsiderohet si një nga gjigandët e Portugalisë. Në ndryshim nga Saramago dhe Pesoa, punët e tij janë më shumë Faulkneriane ku ndërthur zëra unikë dhe struktura komplekse letrare. Act of the Damned detajon rënien e një familje dikur të pasur, ndërsa në përpjekje për t’iu larguar revolucionit socialist.

Concrete, Thomas Bernhard, përkthyer nga gjermanishtja nga David McLintock

Mizantropi më I pelqyer nga të gjithë. Cdo libër ti tij mund të përfshihet në listë. Stili I tij me një paragraph të vetëm, stili therës ka ndikuar tek shumë autorë dhe vazhdon të jetë po kaq agresiv dhe mahnitës edhe sot.

Dolly City, Orly Castel-Bloom, përkthyer nga hebraishtja nga  Dalya Bilu

Satira e Castel-Bloom-it që nga mëmësia deri tek shteti i Izraelit është e frikshme. Doktor Dolly, doctor që praktikon ilegalisht në laboratorin e shtëpisë së vet gjen një bebe në qese plastike, i vë emrin Son dhe shfaq vazhdimisht shqetësimin e tij histerik për rritjen e kësaj qenie.Ndoshta nuk jep të dhëna për situatën politike të Izraelit, por ju jep një ide të cmendurisë së tij.

Zero, Ignacio de Loyola Brandão, përkthyer nga portugalishtja nga Ellen Watson

Brandão, autor I 8 romaneve dhe I shumë veprave të tjera, është një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të mirë në Brazil. Zero është vepra më e mirë me në fokus periudhën e diktaturës ushtarake në Brazil e ndërthurur me element distopikë dhe të fantazisë.

The Obscene Bird of Night, José Donoso, përkthyer nga spanjishtja nga Hardie St. Martin dhe Leonard Mades

Megjithëse shumë shkrimtarë të tjerë kanë marrë vëmendje sidomos Fuentes dhe Llosa, Donoso dhe kryevepra e tij mund të jetë një nga llibrat më jetëgjatë, më të cuditshëm dhe më vizionarë të kohës. Ka në qendër një anëtar të një familjeje aristrokrate, një monstër që rrethohet nga të cmendur të tjerë për të mos u ndjerë ndryshe.

The Zafarani Files, Gamal al-Ghitani, përkthyer nga arabishtja nga Farouk Abdel Wahad

 Një roman I freskët, atipik “The Zafarani Files”  është një libër histerik për një mallkim që sheiku I hedh në rrugën e Zafaraniit, duke bërë që gjithë burrat të jenë impotent. Ky libër lexohet si një version komik arabik i një romani në stilin francez.

Mysteries, Knut Hamsun, përkthyer nga norvegjishtja nga Sverre Lyngstad

Hamsun është I njohur për Hunger, romanin e tij të parë për një artist që vuan urinë, por Mysteries është më joshës dhe më intrigues. Në qendër është një njeri misterioz që shfaqet në një qytet të vogël norvegjian dhe i shtyn jetët e gjithsecilit me veprat e tij dhe sjelljet. Përmban edhe “The Midget”, një nga personazhet më të mira të letërsisë.

The Blind Owl, Sadegh Hedayat, përkthyer nga persishtja nga D. P. Costello

Një roman klaustrofobik plot ethe për një piktor të miniaturave, jeta e të cilit zbulohet pasi gruaja e tij e tradhton. Një roman I krahasuar me atë të Posë dhe Dostojevskit dhe që minon një venë të errët të tmerrit psikologjik dhe komedisë së zezë.

That Smell, Sonallah Ibrahim, përkthyer nga arabishtja nga Robyn Creswell

Në një prozë të sheshtë, të paprekur, që punon më shumë për atë që është lënë pa u thënë – ose çfarë, për arsye politike, nuk mund të thuhet – romani i vitit 1966 i Ibrahimit jep atë që ndodh në Egjipt. Shkruar si një ditar i një ish-të burgosuri e gjeti rrugën e tij në botë, Ky roman është një kronikë e zymtë e jetës nën kërcënimin e vazhdueshëm të izolimit.

The True Deceiver, Tove Jansson, përkthyer nga suedishtja nga Thomas Teal

Një libër perfekt për të vërtetën dhe mashtrimin dhe mashtriminn përmes të vërtetës. Është një fillim i mirë për leximin e të gjithë librave të Jansson-it.

Kassandra and the Wolf, Margarita Karapanou, përkthyer nga greqishtja  N.C. Germanacos

Ky libër është njëkohësisht vajzëror dhe i egër. Është një roman ambig për viktimat, për zonën gri  që dhe e le lexuesin në një terren jo stabil.

Satantango, László Krasznahorkai, përkthyer nga hungarishtja nga  Georges Szirtes

Ia vlen për t’u lexuar. Është diabolic, shkatërrues I mesianizmit apokaliptik

Stone Upon Stone, Wiesław Myśliwski, përkthyer nga polonishtja nga Bill Johnston

Të ndërtosh një varr- kjo është fraza e hapjes së romanit si dhe subjekti I tij. I  rrëfyer nga I paharrueshmi Szymek, një fermer që urren të lexojë dhe pëlqen alkoolin dhe gratë. Ky është një roman epic për modernizmin e Polonisë rurale.

Life, a User’s Manual, Georges Perec, përkthyer nga frëngjitja nga David Bellos

Një lojë letrare dhe një kuic për një burrë që e kalon jetën e tij në udhëtim përreth botës duke pikturuar në akuarel, i realizon në formën e pazëllit, më pas i zgjidh ato dhe në fund i sheh tek pluskojnë në ujë pasi i ka flakur. Është më shumë se kaq. Life është një nga librat më të mirë, një lloj lëvizje letrare franceze ku shkrimtarët përdorin kufizime për të krijuar tekstet e tyre.

A Broken Mirror, Mercè Rodoreda, përkthyer nga spanjishtja katalanase nga Josep Miquel Sobrer

Është një nga shkrimtarët më të dashur katalanas. Ky është romani i tij më ambicioz me në qendër sagën e një familjeje që fillon në 1870 dhe përfundon në 1930 ku përfshihen stili viktorian me dicka më moderniste drejt fundit dhe me një fund të fragmentarizuar që reflekton jetët dhe kohët e disa personazheve.

The Event, Juan José Saer, përkthyer nga spanjishtja nga Helen Lane

Romanet e Saer-it janë të gjithë magjikë dhe ia vlejnë për t’u lexuar, por ky në fjalë rrëfen historinë e një magjistari të diskretituar që përpiqet ta rifitojë jetën e tij në kodrat e Argjentinës, mjaft prekës dhe i stisur mirë. Tek e fundt kush nuk e pëlqen magjinë?

Maidenhair, Mikhail Shishkin, përkthyer nga rusishtja nga  Marian Schwartz

 Një nga librat më të mirë që kam lexuar. Maidenhair është historia e një libri thellësisht të bukur, ku pasi lexon 50 faqet e para nuk po kupton se cfarë po ndodh. Janë tri histori në qendër, të palidhura me njëra-tjetrën në dukje, por në fund do ta kuptoni se është një kryevepër e letërsisë botërore.

The Museum of Unconditional Surrender, Dubravka Ugresic, përkthyer nga kroatishtja nga Celia Hawkesworth

 Nëse bota do të ishte një vend I drejtë atëherë Dubrakva Ugresic do të fitonte cmimin Nobel, një kroniste e Europës bashkëkohore që ndërthur mallin dhe jetën në ekzil. Romanet, tregimet dhe e gjithë vepra e saj ia vlen për t’u lexuar, vecanërisht ky libër me një varietet të formave letrare.

Five Spice Street, Can Xue, përkthyer nga kinezishtja nga Karen Gernant dhe Zeping Chen

 Mund të themi pa frikë se nuk ka asnjë shkrimtar tjetër në Kinë si Can Xue. Në 30 vitet e fundit ajo numëron pafundësi veprash, 120 tregime, dhjetra novela, 5 romane e në të gjitha mbizotëron e cuditshmja, surrealja dhe janë shumë impenjuese. Ta lexosh Can Xue është sikur të marrësh pjesë në një performancë letrare ku logjika të shpërthen nga këto ëndrra. Ky roman është një fillim i mirë për ta njohur shkrimtaren.

 

 

Leave a Reply