Çmimi Nobel në Letërsi: polemikat dhe dështimet
Në pritje të njoftimit për fituesin e këtij viti të çmimit Nobel në Letërsi, ja disa nga episodet më kontroverse ndër vite.
- Fituesi i vitit 1964, filozofi francez Jean-Paul Sartre, filozofia e të cilit bazohej pjesërisht në kritikën ndaj institucioneve, ishte i pari që refuzoi çmimin. Në letrën e refuzimit, ai shkroi se nuk pranonte nderime zyrtare.
- Çmimi i vitit 1974 shkaktoi reagime pasi u konsiderua si një qokë ndaj anëtarëve të vetë akademisë. Fituesit e atij viti ishin më shumë të njohur si anëtarë të akademisë që zgjedhin fituesit sesa si shkrimtarë. Eyvind Johnson dhe Harry Martinson morën çmimin, edhe pse përballë kishin Graham Greene dhe Vladimir Nabokov.
- Në vitin 1989, anëtarë të akademisë dhe opinioni publik nuk përkrahën vendimin për të mos mbështetur publikisht shkrimtarin Salman Rushdie, i dënuar me vdekje nga Irani.
- Në 20 vitet në vijim, dy fitues të tjerë kanë shkaktuar ndasi në opinion: italiani Dario Fo në vitin 1997 dhe muzikanti Bob Dylan në vitin 2016; ky i fundit nuk e komentoi fitoren për javë të tëra, madje nuk mori pjesë as në ceremoninë për tërheqjen e çmimit.
- Akademia e Nobelit ka nderuar autorë me reputacion, si William Faulkner (1949), Ernest Hemingway (1954) John Steinbeck (1962), Albert Camus (1957), Samuel Beckett (1969), Gabriel Garcia Marquez (1982). Megjithatë, shumë emra me peshë në historinë e letërsisë botërore janë injoruar, si: James Joyce, Marcel Proust, Henry James, Virginia Woolf…
- Akademia është kritikuar shpesh për vlerësimin e disa shkrimtarëve pak të njohur jashtë vendeve të tyre: Halldor Laxness (1955), Erik Axel Karlfeldt (1931), Odysseus Elytis (1979) and Jaroslav Seifert (1984).
- Institucioni i Nobelit mbron një politikë idealiste në linjë me vullnetin e themeluesit të tij Alfred Nobel. Për këtë arsye, akademia mbështet shpesh autorë në ekzil, disidentë, liderë opozitarë në vendet e tyre apo ata të ndaluar, mes të cilëve përmendim Miguel Angel Asturias (1967) dhe Pablo Neruda (1971).
- E. Qose