skip to Main Content

I dashur profesor Ajnshtajn…

Kuptimi i ekzistencës njerëzore në pesë rreshta

 

Albert Ajnshtajn u përgjigjej gjithmonë letrave të admiruesve të tij, sidomos më të rinjve.

Marion Block Anderson ishte ende adoleshente kur në vitin 1951 ishte kaq e mbushur me dëshpërim sa e vetmja pyetje për të cilën donte përgjigje ishte: Pse jetojmë? Pikërisht këtë pyetje vendosi t’i bënte shkencëtarit të njohur nëpërmjet një letre.

“Me gjithë këto që po ndodhin në botë, me luftëra që ia lënë vendin njëra-tjetrës, cili është kuptimi i jetës?”

Me një përgjigje të shkurtër, Ajnshtajni shprehu pikëpamjen e tij mbi ekzistencën njerëzore.

“Në sferën njerëzore, pyetjes “Pse?” është e thjeshtë t’i përgjigjesh: të japësh e të marrësh kënaqësi. Por në një sferë tjetër, mbinjerëzore, pyetja nuk ka kuptim. Besimi në Zot nuk është rrugëzgjidhje, por në këtë rast mund të pyesësh: Pse Zot?”

E. Qose