Fakte interesante për shkrimtarë e vepra letrare
1. Më 28 mars 1941, Virginia Woolf mbushi xhepat e palltos me gurë dhe hyri në ujërat e lumit pas shtëpisë së saj dhe nuk doli më. E rënduar për vite të tëra nga depresioni, vendosi t’i jepte fund jetës. Ajo la pas një koleksion të shkëlqyer punësh: ditarët e saj, disa ese, një libër pak i njohur për fëmijë, si dhe një letër lamtumire për të shoqin, Leonard.
2. Asnjë nga tre rrëfimet më të famshme arabe nuk ishte në variantin origjinal. Historitë e Aladinit, Ali Babait dhe 40 hajdutëve dhe Simbad detarit iu shtuan më vonë përmbledhjes me përralla të “1001 net”.
3. Ray Bradbury, autor i “Fahrenheit 451”, ishte pasardhës i një prej shtrigave të Salemit. Bradbury ishte pasardhës i Mary Perkins Bradbury, e cila u dënua me varje në vitin 1692, por arriti të arratisej.
4. D. H. Lawrence ngjitej lakuriq në pemë mani… për të nxitur imagjinatën!
5. Sa ishte ende në shkollë, Roald Dahl punoi si shijues çokollate, çka mund të ketë qenë frymëzim për “Çarli dhe fabrika e çokollatave”. Mbase puna e ëndrrave për çdo nxënës.
6. Ernest Hemingway një herë mori qypin e nevojtores nga lokali i tij i preferuar, duke argumentuar se kishte hedhur aq shumë para në të sa e kishte fituar.
Përgatiti: Elona Qose