skip to Main Content

Les Pavillon des Lettres, hoteli parisien dedikuar letërsisë

Parisi konsiderohet gjerësisht si qyteti më romantik në botë. Çdo ditë, qindra çifte lëvizin nga rrugët e zhurmshme, te kopshtet e famshme e më pas me barkë nëpër Senë.

Prej pak kohësh kjo ëndërr dashurie është kompletuar me hapjen e një hoteli të veçantë.

Les Pavillon des Lettres është i vetmi në llojin e tij në Paris. Dhomat dhe suitat janë të ndara në bazë të shkronjave të alfabetit, që u përgjigjen emrave të njohur të letërsisë vendase dhe botërore. Hans Christian Andersen, Charles Baudelaire, Gustave Flaubert, Victor Hugo, Ëilliam Shakespeare, Voltaire, Virginia Ëoolf, Emile Zola, janë disa na autorët, poezitë dhe frazat e ëmbla të të cilëve kanë dekoruar dhomat e hotelit.

Dekoruesi – Dekoruesi Didier Benderli me këtë projekt bashkon gjinitë e ndryshme të artit, bashkon letërsinë me pikturën e skulpturën.

Pas çdo dere në këtë hotel gjendet shpirti i një poeti, një gjeniu, me copëza krijimesh të tij të stampuara nëpër mure.