skip to Main Content

Luftë ose vdekje

Jam kudo dhe askund,
veç në cep të shpirtit.
Me një ndjesi po përhumb,
vetmi po ndjen ky shpirti im.

Nuk jam as e dashuruar,
jo nuk kam asnjë gezim.
Po ndjej veten të vetmuar
vec në cep të shpirtit tim.

Si vujatje me qëndron
ky meditim…
Ilaç nuk ka , ilaç kërkoj.
Veten po e torturoj.

Mjaft qëndrove si e ngrir!
Ngriu perballu, lufto.
Shmange dhimbjen dhe trishtimin,
Të mirën përqafo.

Po luftoj si Don Kishot,
Çdo nate e ditë,
Dhe dorzohem … por jo prit
Në fund të rrugës shoh një dritë.

Është po ,po ai …Gjeniu
Gjeniu i anijes plak,
ka nisur udhetimin e tij,
te vështir dhe të gjatë.

“Eja në anijen time “më tha
“Eja bashkë ta drejtojm.”
“Jam e sigurt,-tha-të ardhem do ta ndërtojm”.

Ja e morra unë timoni ,
ja tek po vjen një dallgë.
Është e fortë ,por do ja dal
Siguri duhet të krijoj që në jetë të dal.

Nga Sofia