Më fol
Më fol,
Edhe në qiellin turbullues të vjeshtës,
kur s’jam aty për të të dëgjuar ç’flet,
kur jam i verbër për të t’i parë sytë,
e kur jam asgjëkund në tokë.
Më fol,
Edhe në netët që heshtin frikshëm,
kur zëra korbash të ngjethin mishtë,
kur pragun e shtëpisë s’guxon ta kalosh dot,
e kur të tjerët të jenë bërë si të shurdhër.
Më fol,
Edhe nëse malet çahen nga zëri kumbues,
e fluturat rrëzohen përtokë prej zhurmës,
edhe nëse s’mund të të përgjigjem,
e zvarrimthi lëngoj për tek ti.
prapë, më fol.
Enes Lekiqi