skip to Main Content

Nëse thua po

Nëse i thua Po këtij udhëtimi,
Në stacionin e shpresës mos më lesh ende të pres
Gjithmonë bashkë do të na gjejë agimi,
Sytë e tu do i bëj të qeshin derisa të vdes.

Nëse në biletë më shkruan nje Po
Dhe si bashkëudhëtarin tim shkruan tëndin emër
Të lutem dhe këtë herë: Mos u zemero!
Xhani të do fort, të ka gdhendur në zemër.

Nëse Po më thua, e sytë më dhuron,
Nëse shkruajmë bashkë: udhëtimi vazhdon,
Nëse në biletë më shkruan: Χhαnι τε καμ χhαn,
Gjithë jetën do më kesh në çdo rast pranë:

Kur i lodhur të kthehesh e të puth atë buzë,
Kur netëve të të them: o e imja muzë,
Kur gëzime e trishtime bashkë ti ndajmë të dy,
Do përpiqem të qeshi gjithmonë ai sy.

Do përpiqem:
Që në ditët me diell sytë të të shkëlqejnë,
Që tek flokët e arta, fjalët e mia burim të gjejnë,
Që në ditët gri shiu mos të të sjellë trishtim,
Se o i bukuri emër,je i imi frymëzim.

Do perpiqem :
Që lodhjen e ditës me një fjalë të ta heq,
Që mos të mbaj inat as kur sillesh keq,
Që kur të më thuash: Xhαnι τε καμ χhαn
I shtrenjti im, do më kesh pranë.

Në gëzime do gëzoj bashkë me ty
Në trishtim do mundohem mos lotojnë ata sy,
Kurdo të kesh nevojë, jam ketu Dhimitri im,
S'dua kurrë të shohin sytë e tu trishtim.

Edhe kur të thuash: Ik Xhan,rehat më ler
E pastaj të më përqafosh siç bëje shpeshherë,
Edhe kur të më puthësh dhe kur të bërtasësh ti,
Do të të dua deri sa të mbyll sy.

Se endrra që shoh çdo natë je,
Se zemrën time në duar e ke,
Se lumturia ime mban emrin Dhimitraq,
Të shkruaj akoma, nuk mjafton kaq?

Se nëse shpresës i vihet një ngjyrë,
Është syri që qesh në atë fytyrë.

Adela Kale