skip to Main Content

Skllav dhe poet…. eseja e humbur që kumbon ndër shekuj

Në vitin 1829, George Moses Horton botoi një libër me poezi, ndërsa ishte ende skllav në Karolinën e Veriut. Pas kësaj, ai botoi një sërë përmbledhjesh,  që nuk i mjaftuan për të mbledhur shumën e duhur të parave të nevojshme për të blerë lirinë e tij. Megjithatë, ai njihej gjerësisht nga studentët e universitetit të Karolinës së Veriut, të cilëve u shiste poezi dashurie. Horton më në fund fitoi lirinë në vitin 1865 dhe u shpërngul në Filadelfia, ku e kaloi jetën duke shkruar.

Jonathan Senchyne, një profesor historie në universitetin e Uiskonsin, së fundi ka zbuluar një ese nga Horton, që shpërfaq një anë tjetër të tij: pikëpamjet politike.  Senchyne zbuloi në arkiva një shkrim dyfaqësh me titull “Ndikimi personal”, me firmën e Horton në fund.

 

Në vitin 1856, profesori Benjamin Sherwood Hedrick  mbështeti hapur kandidatin për president John C. Fremont, një kundërshtues i egër i skllavërisë. 6 muaj më pas, Hendrick u pushua nga puna në Universitetin e Karolinës së Veriut. Eseja e Horton është mbështetur pikërisht te ky rast: profesori  Hedrick kishte në të vërtetë ndikim mbi studentët e tij sa u përket çështjeve politike? A është e lejueshme që një profesor i një universiteti publik të shprehë hapur pikëpamje në kundërshtim me politikën shtetërore? Pyetje të ngritura më shumë se një shekull e gjysmë më parë e që qëndrojnë ende sot.

Elona Qose