“Të pashë në Instagram” – libraritë më të njohura në rrjetin social
Çfarë bëjmë sot me të bukurën? E nxjerrim në Instagram, sigurisht. Çdo lexues do t’ju thotë se e rëndësishme është çfarë ka brenda librave, por të jemi të sinqertë, librat janë kaq të këndshëm për t’u parë. Një librari e bukur është si një vepër arti. Dhe ashtu si të gjitha gjërat e bukura, edhe libraritë nuk mund t’i shpëtonin Indtagramit. Bustle ka renditur libraritë që i nxjerrin më të shumti në Instagram në të gjithë botën.
The Strand – Nju Jork
Kjo librari është hapur në Nju Jork që në vitin 1927. Jo vetëm që është e tejmbushur me libra, të rinj, të përdorur, të rrallë, por në ambientet e saj organizohen shpesh evente me autorë, lexime në grup etj. Dhe më e rëndësishmja, në të mund të blesh libra edhe me 1 dollar. The strand është një nga libraritë më të frekuentuara dhe më të famshme në Insragram.
Shakespeare and Company – Paris
Ka degë të Shakespeare and Company kudo nëpër botë, por baza është në Paris, Francë. Tek e fundit, ka ndonjë gjë në Paris që nuk ia vlen të hidhet në Instagram?
Kitazawa – Japoni
Faqja e Instagramit të librarisë Kitazawa në Japani është spektakolare, sidomos për të pasionuarit pas librave të vjetër.
Lello – Portugali
Një librari e mrekullueshme! Plot me libra dhe arkitektura ju bën të ndiheni sikur jeni në një kështjellë ndërsa kërkoni bestsellerat e fundit.
El Pendulo – Meksikë
Një përzierje perfekte mes bimëve dhe kafesë dhe më shumë librave sesa mund të lexoni.
The Last Book Store – Los Anxhelos
Një nga libraritë më të njohura në Los Anxhelos. Problemi më i madh është të vendosësh se çfarë do të nxjerrësh më Instagram: shkallët të ndërtuara me libra në bazë të gjinive, apo tunelet e gjatë me libra? Është një vend interesant, pak i çuditshëm por që ia vlen të vizitohet.
E.Q.