skip to Main Content

Vendet që duhet të vizitojnë ata që i duan librat

Gjithnjë në kuadër të pushimeve… keni vendosur të lini plazhin dhe të zgjidhni turizmin kulturor? Sa herë na ndodh të lexojmë një libër dhe përveç historisë dhe personazheve të zhytemi edhe në arkitekturën, artin, zakonet e vendeve për të cilat lexojmë? Teksa lexon “100 vjet vetmi” kupton se Makondo, i shkruar nga Markezi i frymëzuar nga vendi i tij i lindjes, Arakataka, është si personazh më vete i veprës. Nuk kam dashur kurrë më shumë të vizitoj Pragën sesa kur lexova për herë të parë romanin “Shakaja”.

Përveç historive të mrekullueshme dhe personazheve të papërsëritshme, në faqete  librave që duam gjejmë edhe vende që nuk bëjnë gjë tjetër veçse na shtojnë dëshirën për të udhëtuar. Në fakt, shtysën për këtë shkrim e mora pikërisht nga një udhëtim i fundit që bëra në një vend sinonim me kulturën.

E di që udhëtimet turistike për shumicën prej nesh janë luks, megjithatë, nëse mundeni, kur të mundeni, merrni në konsideratë vendet e mëposhtme, në të cilat kanë marrë jetë disa nga historitë më të bukura të letërsisë botërore.

 

Zonja Bovari –  Rouen, Francë

“Gjatë mbrëmjeve verore, kur rrugët boshatiseshin, ai hapte dritaren dhe varej jashtë. Lumi, që e bën këtë pjesë të Rouenit një Venecia të vogël, rridhte poshtë tij, mes për mes urave dhe kangjellave, i verdhë, lejla, blu…”.

 

100 vjet vetmi – Arakataka, Kolumbi

“Në atë kohë, Makondo kishte veç 20 shtëpi, të ndërtuara buzë një lumi me ujëra kristal, që rridhnin mbi shtratin me gurë të bardhë të lëmuar, si vezë prehistorike”.

Garcia Márquez e bazoi Makondon në vendin e tij të lindjes, Arakataka.

 

Krenari dhe paragjykim – Derbyshire, Angli

“Ndërsa vijonin rrugën, para Elizabeth u shfaqën pyjet e Pemberley. Parku ishte i madh. Ata hynë dhe ecën për ca kohë mes për mes tij, rrethuar nga pemë të mrekullueshme”.

“Shakaja” është një libër brilant, i përshkuar nga një humor i hollë që të stampos buzëqeshjen në fytyrë. Në fillim të 1960-s, Ludvigu është kthyer në Pragë dhe ka nisur një punë për së mbari, e megjithatë e kaluara e përndjek. Nga Praga, ngjarjet kalojnw në një qytezë, vendlindjen e personazhit kryesor, ndërsa zhvillohet “Kalërimi i mbretërve”, një traditë e rrënjosur në folklorin vendas, që sipas Kunderës ka filluar të zbehet.      

Frankeshtajn – Ishujt Orkney, Skoci

“E kisha vendosur të vizitoja ndonjë skutë të Skocisë dhe të mbaroja punën time në qetësi. Nuk e vija në dyshim që ajo monstër do të më ndiqte, Kapërceva malet veriore dhe u ndala në skajin më të largët të Orkneys. Ishte vendi ideal për atë që më priste, një shkëmb i madh që rrihej pa pushim nga dallgët.

 

 Faji në yjet tanë – Amsterdam – Holandë

“Disa turistë mendojnë se Amsterdami është qytet mëkatesh, por në të vërtetë është qytet i lirisë. Dhe në liri, shumica e njerëzve gjejnë mëkatin”.

Përgatiti: E. Qose