Dritëdashuri me ar’ vese larë
Dritëdashuri…..
……me ar’ vese larë, si ty, e gjithë bota të ishte, FEMËR të quhej e të fliste me gjuhën tënde hoj’ të dashurisë, bukurinë tënde të kishte dhe ti të ishe gjoks i saj. Si ty të ishte, me sy kristalesh e trup perëndish, e paqt, dashuri që të shuaj etje malli mbi ylbere të largëta të ishte. Si ty të ishte, dashuri me shpirtin e saj të bëja e t’ia ndjeja frymarrjen, psherëtimat, dhimbjen t’ia prekja e me qumësht blete ta kuroja, lotin t’ia thaja me puthjen e ëmbël e dashuri ta bëja. Dritëdashuri, me ar’ vese lar, e blertë e petaleçelur në çdo stinë, lëndinë e pashkelur mbushur me viola shumëngjyrëshe, si ty të ishte, një tingull zemre që zgjon shpirtrat e lënduar e dhimbjen e bën gërshet me fjongo puthjesh zbukuruar, si ty të ishte, FEMËR të quhej, dritëdashuri me ar’ vese larë…….
Andon Boboshtica