skip to Main Content

Si syth pranvere

Si syth pranvere …
… që lind në formë ovale në sqetullat e gjetheve, ashtu lind dhe ti e vegjeton në çdo fjalë e degëz rreshti shkruar, pranverë sykaltër e plot blerim si bukuria jote ma nolis prozën. Aty maturohem dhe unë, në shamentën tënde stinë vegjetuar dashuri, në ylberin e brishtë të syve, në buzët valë, aty ku thërrmohen përflakjet e thyhen mirazhet .Me duart e fotosintezës ta ledhatoj fytyrën e me magji hëne ta zbukuroj gushën lëmuar. Për gjithë ditë-netët që më ke munguar, me puhizë mëngjesi do të frymoj mes gjoksit gjithë majësythat fjetur e të ndjehem që udhëtoj në një Univers përrallor, të panjohur. Më mjafton,sikur edhe për pak çaste të bëhem ind i limfave te dashurisë tënde e të ndjehem përjetësi, vullkan shpirti që etjen të shuaj në ksilema të behem e të të rritë dashurisht si syth pranvere nën sqetull fjale e degëza rreshtash shkruar gjithë jetën….

Andon Boboshtica