A kishte vetëm një “Zonja Bovari”, apo realiteti ka shumë të tilla? Nëse po, duhen justifikuar apo gjykuar?
Romani më i bukur i Gustave Flaubert është padiskutim “Zonja Bovari”, për të cilën thuhet se ai punoi plot pesë vjet, deri në përfundimin e tij. Përmbajtja është shumë e thjeshtë, një mjek me emrin Sharli martohet me një vajzë me emrin Ema, të cilën e lë gjithë ditën në shtëpi, ndërkohë që vetë punon. Ema mërzitet me rutinën e jetës në fshat dhe me martesën e saj, ndaj e tradhëton dy herë bashkëshortin. Herën e parë me Leon dhe të dytën me Rodolfin. Debatet mbi atë ccfarë bëri zonja Bovari, kanë qenë të shumta. Disa i japin të drejtë dhe disa të tjerë e gjykojnë…
Por ccfarë ndodh sot, dhjetëra vite nga vepra e Flaubert? Situata është po njësoj. Ajo ccfarë e karakterizon ccdo kryevepër botërore në letërsi, është fakti që ato janë të përjetshme dhe përherë aktuale. Edhe sot ka plot raste të tradhëtisë bashkëshortore që ndodhin prej mungesës së lumturisë.
Ne jemi një shoqëri që ende vazhdojmë më rregullat e shumë viteve më parë. Akoma realizohen martesa me mblesëri, shpesh pa e marrë aprovimin e vajzës që do të bëhet nuse. Mjafton miratimi nga prindërit. Nga ana tjetër, akoma realizohen martesa me persona që kanë diferencë shumë të madhe moshore. Kjo sigurisht që sjell probleme, pasi përplasjet në karakter dhe botëkuptim do të jenë të shumta.
Edhe zonja Bovari ishte në po të njëjtat situata. Ajo u martua me Sharlin që ishte më i madh se ajo në moshë, vetëm për faktin se ishte e joshur pas pasurisë. Më pas u zhgënjye nga gënjeshtra e madhe që kishte jetuar dhe rendi në drejtim të lumturisë. Edhe sot më tepër se kurrë, shumë persona shkojnë pas lekut dhe pasurisë, ndërkohë që harrojnë se ndjenjat janë pjesa më e rëndësishme në një lidhje, fejesë apo martesë. Nuk mund të marrësh përsipër hapa të tillë, nëse nuk ndien gjë për dikë. Lumturia që të fal pasuria, është e përkohshme. Lumturia që të fal dashuria, është e përhershme.
Ende sot, edhe pse vepra e Flaubert po bën shumë kohë nga botimi, ka plot “zonja Bovari” që enden në tradhëti jashtëmartesore dhe e mbajnë martesën për hatër të fëmijës. Ende sot, ka femra që zhgënjehen nga pasuria dhe pasi martohen, kërkojnë për lumturinë, ndërkohë që është tepër vonë. Ende sot, ka femra që shtiren sikur i duan bashkëshortët, ndërkohë që nuk hapen me ta për problemet që kanë.
Ky realitet dhemb, dhemb shumë, pasi e dëmton totalisht konceptin e martesës, apo ccdo angazhimi serioz. Mirëpo, i kujt është faji në këtë rast? I një femre që tradhëton, apo i një femre që kërkon dashurinë?
Normalisht, të endesh në kërkim të dashurisë, nuk është aspak e gabuar. Madje këtë duhet ta bëjmë të gjithë ne, pasi ndjenjat na bëjnë të ndihemi të gjallë, të jemi vetvetja. Ajo që është bërë dhe bëhet gabim ende sot, është se hapat seriozë që nga lidhja e deri tek martesa, merren në mënyrë tepër të nxituar. Nuk mund të ecësh shpejt në gjëra që kërkojnë vite të tëra njohje. Nuk mund të nxitohesh me gjëra që në fund lëndojnë personin që kemi në krahë, edhe pse ne mund të mos e duam. Nuk mund të luash kurrë me ndjenjat e dikujt, e aq më tepër duke e tradhëtuar, pasi tradhëtia nuk është vetëm mungesa e dashurisë, por edhe mungesa e respektit. Mund të mos e duash dikë, por të paktën respektoje dhe ji e sinqertë me të. Tregoji për ccdo problem që ke, pasi është më e ndershme të ndahesh nga dikush, se sa të vazhdosh me të dhe ta tradhëtosh… / f.xh. / Bota.al
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Zonja Bovari nga Flobert eshte ajo qe eshte kryeveper nga e cila njerez te mencur dhe pragmatike duhet te mesojne! Por sot c’do gje ka marre fund! Pothuaj te gjithe jemi “Zj.Bovari”! Autori i shkimit thote qe ja vlen te luftosh per dashurine! Shume e sakte! Por a ja vlen! A ja vlen kur eshte e njeanshme! Kur nga ana tjeter e dashurise nuk ka …! Dhe perse per nje burre qe do te martohesh dhe dashuria mbaron! Autori thote se : lumturia qe te sjell pasuria eshte e perkoshme ndersa lumturia e dashurise eshte e perjetshme?! Une dyshoj ne kete thenije! Njeriu nuk dashuron vetem njehere ne jete! Ka mbaruar ajo kohe qe grate binin ne dashuri me burrin e pare qe njihnin apo me ate qe u jepnin prinderit! Prandaj mendoj qe t’i japesh publikut kete “ushqim” eshte teper vone! Do te kujtoja Cehovin : ne jeten bashkeshortore kryesore nuk eshte dashuria, eshte durimi”! Pershendetje per autorin e shkrimit!