skip to Main Content

Gjithçka…

Gjithçka…
……që më plotëson, i gjeta vetëm tek ty. Aty gjeta pafajsinë dhe paqen që koh’shem botën braktisur kan, ëndrrat plot melodi nga i yti shpirt, buzëqeshjen rreze dielli e brishtësinë e pa faj, gjithçka në ty i gjeta. Të gjitha i mora dhe i bashkova me magjepsjen që perëndimi mbrëmjes ka e mengjeseve i freskova në të kristaltat pika vese. I shëtita nëpër lëndina mbushur me lule ngjyrashumë që aromën tënde çlirojnë, pastaj, mbrëmjeve von i mbështolla me qetësinë e natës e i piva me kupën e dashurisë afsh ledhatuar, nëpër qeliza të trupit i mbolla, pastaj i nanurisa e thellë brenda meje ndjeva shije femre. Të gjitha ç’kish mbetur ne ty, i mora dhe i strehova në rreshtat e kësaj proze që gjatë të rrojnë e askush të mos mundet me këmbë ti shkel…

Andon Boboshtica