Jo vetëm për t’u lexuar…
… ide festive për ata që e duan librin
Jemi në atë periudhën e vitit kur, si i themi, festat ndihen në ajër. Shtëpia duket më e ngrohtë dhe zbukurimet plot ngjyra i japin një tjetër pamje. Përveç pemës së Krishtlindjes, shumë njerëz mendojnë për zbukurime të tjera origjinale, për objekte me detaje festive, që e bëjnë shtëpinë edhe më të këndshme. Për ata që i duan librat, do t’ju tregojmë disa ide se si t’ia shtoni atmosferën festive shtëpisë pa shumë shpenzime, veçse do t’ju duhet të boshatisni raftet e librave.
- Meqë te ne, të paktën në Tiranë, nuk para bie dëborë që të shtrojë, plaku i dëborës është i parealizueshëm.
Por jo brenda shtëpisë. Madje mund ta mbani mbi tavolinë dhe i bërë në këtë mënyrë, me libra, jeni të sigurt që nuk do të shkrijë.
- Keni oxhak në shtëpi? Jo? As unë! Por në këto festa do të kem një. Ja, si ky në foto. Blini letër mbështjellëse në nuancat e së kuqes dhe kafes për të mbledhur librat dhe pastaj “ndërtimi” i oxhakut është shumë i thjeshtë.
3. Nuk keni blerë pemë Krishtlindjeje? Nuk ka problem! Për të qenë edhe ndryshe nga të tjerët, ja çfarë na rekomandon interneti. Vetëm një këshillë: nuk ia vlen të prishësh librat, provojeni më mirë me faqe gazetash.
4. Letra dhe zjarri nuk rrinë mirë bashkë. Këtë më mirë mos ta provoni!
5. Kjo nuk ka nevojë për udhëzime. Dhe librat nuk prishen. Shtoni edhe ca drita dhe: Gëzuar!
Përgatiti : E. Qose