skip to Main Content

Këshilla të thjeshta për t’i kushtuar më shumë kohë leximit vitin e ardhshëm

2017-s po i vjen fundit dhe, pothuajse si çdo vit tjetër, shpesh mendojmë se nuk i kemi kushtuar librit kohën që meriton. Që viti i ardhshëm të mos jetë një përsëritje, ju vijmë ne në ndihmë me disa këshilla të thjeshta.

1.Në fillim të vitit, porosit nga një libër për çdo muaj. Çdo muaj, kur të të sjellin librin në shtëpi, shijo kënaqësinë e leximit dhe të dhuratës që i ke bërë vetes.

2.Zgjidh një seri librash nga fëmijëria, që ke dashur gjithmonë t’i lexosh por nuk të është dhënë mundësi ose thjesht sepse ke dëshirë t’u rikthehesh. Bëje prioritet leximin e tyre.

3. Bëj një plan të ri me listën e librave që dëshiron të lexosh gjatë gjithë vitit. Bëhu krijues dhe zgjidh libra të zhanreve të ndryshme.

4. Vizito sa më shumë librari. Me teknologjinë në ndihmë, vizito platformat online (botimeshqip.com është vendi i duhur). Përveç titujve që reklamohen më së shumti, do të habitesh nga larmia e madhe e librave që botohen çdo vit dhe mbase kalojnë pa shumë bujë.

5. Planifiko që një herë në javë të kalosh 2 orë vetëm në një kafene që të pëlqen duke lexuar librin e radhës.

6. Organizo librat në bibliotekën personale. Çdo vit kujdesu të ndryshosh renditjen e librave. Kjo do të të nxisë t’i tërhiqesh më shpesh librat nga raftet.

Ka dhjetëra mënyra se si t’i organizosh librat në bibliotekë dhe nëse ju kanë shteruar idetë, na ndiqni në vijim se ju ndihmojmë ne.

7. Gjatë pushimeve vjetore, vizito të paktën një librari lokale.

8. Kujtoji vetes se leximi është për kënaqësi, kështu që mos u streso nëse nuk ia del t’i përmbahesh listës së librave që do të lexosh.

9. Mos harroni t’i bëni “follow” faqes së Botime shqip në Facebook. Gjatë gjithë vitit ju rekomandojmë tituj të rinj e të vjetër, si dhe ju sjellim gjithmonë informacione interesante mbi letërsinë.

Festa të gëzuara!

Elona Qose