skip to Main Content

Të gjitha krijimet e Markezit në një arkiv online

 

L’Harry Ransom Center, një nga arkivat më të mëdha letrare në Kolumbi, ka nisur dhuratat për Krishtlindje, duke hapur një koleksion me pjesën më të madhe të krijimeve autentike të Gabriel Garcia Markez, të gjithë online pa pagesë.

 

Arkivi përmban më shumë se 27.500 artikuj të Markezit, përfshirë vepra të botuara dhe të tjera të pabotuara, dorëshkrime origjinale, fotografi personale, korrespondenca, recensione etj. Fansat mund të lexojnë një pjesë nga volumi i dytë i papërfunduar i kujtimeve të shkrimtarit ose të dëgjojnë një regjistrim audio të “Vetmia e Amerikës Latine” apo fjalimin e mbajtur me rastin e marrjes së çmimit Nobel në Letërsi ë vitin 1982.

Administruesit e arkivit kanë shprehur mirënjohjen ndaj familjes së Gabos, që lejoi bërjen publike të këtyre krijimeve, si një shërbim ndaj lexuesve.

E.Qose