skip to Main Content

Çarls Dikens – tre librat që duhen lexuar

Çarls Dikens është autori librat e të cilit duhet t’i lexoni që në shkollë të mesme, por që shumica lexojnë vetëm përmbledhje apo shtjellim subjekti. Me kalimin e moshës, vjen momenti që mirë është t’i nxirrni nga raftet ata librat dikur me lexim të detyrueshëm dhe tashmë t’i lexoni pa asnjë detyrim, thjesht për kënaqësi. Tre librat e mëposhtëm janë përfaqësuesit më të mirë të gjenisë së Dikensit.

1. Oliver Tuist
Një nga librat më të shkurtër të Dikensit, është i duhuri për t’iu prezantuar me Dikensin si autor dhe shërben edhe si një hyrje drejt veprave më të gjata dhe më të komplikuara të tij.

2. David Koperfilld
Një nga librat e mi të preferuar, “David Koperfilld” ka disa nga personazhet më interesante dhe më të dashura në krijimtarinë e Dikensit. Është gjithashtu libri me më shumë nota autobiografike e autorit.

3. Shpresa të mëdha
I shkruar në vitin 1861, ky është romani i pjekurisë artistike të Dikensit. Brengat dhe vuajtjet që shënojnë udhën e ekzistencës së personazhit kryesor përbëjnë themelin e një rrëfimi ku ndjenja e fajit dhe e dhunës shoqërohen me nota groteske.