skip to Main Content

Ismail Kadare vlerësohet me një tjetër çmim ndërkombëtar

Ismail Kadare është vlerësuar me çmimin prestigjioz Nonino për vitin 2018 në Udine të Italisë.
“Një rapsod i dashuruar, por edhe kritik me popullin e tij. Mes realitetit historik dhe legjendave që rikujtojnë madhështitë dhe tragjeditë e të shkuarës ballkanike dhe osmane, Kadare krijoi tregime të mëdha”, – shkruhet në vlerësimin e jurisë.
Shkrimtari shqiptar merr kështu vlerësimin e radhës ndërkombëtar.
Ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet në Udine, më 27 janar