skip to Main Content

Kujtime të lumtura

Shikoj qiellin dhe trullosem
Nga kthjelltësia e tij,
Por në shpirtin tim burgosem,
Kështu që nga dendësia e tij vij.

Kujtoj kohën kur nëna m’i
përkëdhelte flokët nën dritën e
hënës,
Me duartë e saj të shenjta
Ndërsa unë mbështetesha ne gjirin
e saj të ngrohtë,
Dhe fundosesha në gardhin të
urryer me gjemba.

Ëndërroj nën hijen e freskët të blirit
Kur babai më ngushëllonte kur humbja në jetë,
Me fjalët e tij të zgjedhura me zemër,
Për të më kujtuar kujdesin e vërtetë.

Ah, moj jetë!
Si më largove nga shtrati i dashurisë fëmijërore?
Për pangopësinë më flijove,
Dhe për urrejtjen më mësove.

Të falem për mësimin e këtyre rrugëve,
Që shpresoj asnjë t’mos i kalojë
Mbështetur prapa këtyre mureve,
Më lejo e qetë të ardhmen ta shikoj.

Fjolla Hoxha