Për të rinjtë në profesion
Disa shkrimtarë të suksesshëm ndajnë këshillat e tyre, jo edhe aq të zakonta, për krijuesit e rinj.
1. Donna Tartt
Kur nis të shkruash tundohesh që çdo personazh ta bësh alla Tom Hanks. Unë vetë kam shkruar qindra histori, personazhet e të cilave ishin Tom Hanks, sepse atë e mendoja si modelin real, autentik. Por në fakt, në realitet, shumica e njerëzve nuk janë Tom Hanks. Ajo çfarë dua të them është: tregohu i ndershëm në ato çfarë shkruan.
2. Zadie Smith
Çdo herë që prezanton një personazh të ri, kurrë mos specifiko se ai është i veshur. Lexuesi do ta marrë të mirëqenë një gjë të tillë përveç rasteve ku ju thoni të kundërtën.
3.Margaret Atwood
Shkrimtarët e rinj shpesh e teprojnë duke i veshur personazhet me atletet më të fundit në treg. Nëse romani juaj nuk mund të bëjë pa to me shumë mundësi nuk është shumë i mirë.
4. Toni Morrison
Dëgjo! Të qenit editore më ka ndihmuar shumë për këtë. Sa e sa herë më janë kthyer dorëshkrimet me një vlerësim të vetëm: Ujë!
Në vend që të kundërshtosh, dëgjo!