Tani librat mund t’i vishni…
Nuk po bëjmë shaka. Stilisti Jeremy May ka gjetur një mënyrë për t’i bërë më interesante krijimet e tij, ndërsa e ka kthyer dyqanin në një parajsë për bibliofilët.
May bën bizhuteri me produkt bazë librat. Çdo krijim është i veçantë dhe i pamundur për replikim.
Procesi është i vështirë dhe për të bërë një unazë të vetme nevojiten qindra faqe libri, që i nënshtrohen një procesi të gjatë presimi e laminimi. Fletët ë përdoruara priten me kujdes nga libri, i cili në përfundim të procesit shërben si mbajtëse e bizhusë. Me përzierje ngjyrash, fragmente tekstesh të përzgjedhura me kujdes dhe dizenjime të pazakonta, krijimet e këtij stilisti janë unike.
A nuk do të ishte kjo një dhuratë e përkryer? “Oliver Tuist” në një unazë.
Kjo unazë është krijuar me faqe nga libri “Një histori e shkurtër e botës”, nga autori i njohur i librit “Makina e kohës”, H.G.Wells.
Për të krijuar këtë unazë të veçantë, May ka përdorur librin “Jeta e Pisë” nga Yann Martel.
Ja se si do të dukeshin veprat e Shekspirit “në gisht”, sipas Jeremy May.
Ndërsa “Tre musketierët” e Aleksandër Dyma do të kishin këtë pamje.
Për këtë unazë, dizenjuesi ka përdorur fletë nga përrallat e Hans Christian Andersen.