Vjeshtë
Vjeshtë e zbrazur
Nga shumë mundime.
Dhe stolat bosh
Kanë shumë kujtime.
Sa puthje, sa dashuri
Dhe sa ledhatime…
Oh sa shumë frymëzime!
Tani vjeshtë rri e qetë.
Kujtimet e tua janë në çdo fletë.
Në gjumë bien.
Në dimrin e rëndë
Dhe në tokë
Ato prapë zenë vend.
Aty mbillen
Dhe kush duron
Kur vjen pranvera
Prapë lulëzon.
Kujtimet e bukura
Nuk vdesin kurrë.
Ato për te gjithë
Bëhen urë.
Irena/Hoxha/Curraj.