skip to Main Content

Hemingueji modest

Emrin Ernest Heminguej automatikisht e lidhim me artin dhe letërsinë. Sigurisht, nuk është një emër çfarëdo; ai pati një karrierë të suksesshme, duke fituar edhe çmimin Nobel në Letërsi.
Natyrisht, një njeri me nivelin e tij të famës, suksesit dhe talentit duhej të ishte i mësuar me një lloj vëmendjeje. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se autori i njohur kishte edhe një cilësi tjetër: përulësinë. Një grup studiuesish letrarë analizuan mbi 6 mijë letra të Heminguejit, shumë prej të cilave dërguar fansave të tij. Letra që shprehin habinë, përulësinë dhe mirënjohjen ndaj atyre që jo vetëm lexonin botimet e tij, por merrnin edhe kohë t’i shkruanin.

Pak pas botimit të librit “Lamtumirë armë”, vetë Hemingueji ishte i papërgatitur për letrat komplimentuese të njerëzve që po merrte dhe mbi të gjitha për vëmendjen që po i kushtohej:

“Kur u botua “Dhe dielli lind” më erdhën vetëm pak letra nga gra në moshë dhe të dehur që pretendonin se diku më kishin takuar. Çfarë duhet të bësh kur fillojnë të të vijnë vërtet letra?”

Elona Qose