Kur personazhet kryesore janë… macet
Letërsia është e mrekullueshme! Këtë fjali nuk do ta ndryshoja kurrë. Me një libër të vetëm hyn në një botë krejt tjetër, arratisesh qoftë edhe për pak nga realiteti yt.
Në letërsi gjejmë histori e personazhe gjithfarëllojesh. Vetëm në letërsi, kafshët janë elemente thelbësore të ngjarjes. Dhe duke qenë se sot është dita ndërkombëtare e maceve, po u hedhim një sy veprave ku këto kafshë të dashura për njeriun janë protagoniste.
Maçoku me çizme – Vëllezërit Grim
Ka ndonjë që nuk e ka lexuar apo edhe vetëm dëgjuar për maçokun më të njohur në histori? Një përrallë popullore në të gjithë Europën, kjo është historia e aventurave të maçokut kurajoz që mbante çizme të gjata.
Macja e zezë – Edgar Allan Poe
Një nga shkrimet e shumta të Po-së, macja e tij, Plutoni, ishte një kafshë sa e bukur, aq edhe e zgjuar.
Liza në botën e çudirave – Ljuis Karol
Një nga personazhet më interesante në një libër ku personazhe të tilla janë me shumicë. Macja e Karol është frymëzuar nga rrëfenjat popullore mbi këtë kafshë të zgjuar.
Macja e Mark Tuein
Nuk është personazh fiktiv, e kam fjalën për një nga macet e Tuein në të vërtetë. Shkrimtari i njohur i donte shumë macet dhe kishte plot 19 të tilla, të cilave u kishte vënë emra të çuditshëm, si: Mëkat, Satana, Dembeli…
Por macja më famshme e tij ishte Bambino (Vogëlushja). Kur një herë Bambino u largua nga shtëpia, Tuein nxori njoftime në “New York Times” në kërkim të maces së tij. Për tri ditë me radhë njujorkezët u përfshinë në historinë e maces së humbur të Tuein, e cila u kthye në personazh.
Elona Qose