Trekëndëshat e dashurisë në letërsinë botërore
Trekëndëshat e dashurisë i gjen në letërsinë e çdo periudhe. Ata janë kompleks, dramatikë dhe shpesh të paparashikueshëm. Këto ndërlidhje dashurore janë kaq konfuze, por rrethanat në të cilat ndodhin dhe karakteret bëhen shpesh familjare. Atëherë përse vazhdojmë të lexojmë të njëjtën histori të vjetër?
Sepse na argëtojnë dhe sepse pikëpyetjet që ngrenë personazhet, rrugët që duhet të ndjekin dhe vendimet që duhet të marrin i kemi përjetuar të paktën një herë në jetë.
“Bashkë me erën” – Skarlet O’Hara, Ret Batler, Eshli Uilkes
Marrëdhënia mes Skarlet dhe Retit nga shumë lexues konsiderohet si epitomi i romancës klasike. Por të tjerë e konsiderojnë si shembullin e një marrëdhënieje abuzive. Trekëndëshi i dashurisë, duke shtuar këtu edhe Eshlin, që Skarlet e josh vetëm sepse e injoroi fillimisht, është pa diskutim i stuhishëm.
“Getsbi i madh” – Xhej Getsbi, Deizi dhe Tom Bjukenën
Nëse ka ndonjë histori që mund të rivalizojë atë të O’Harës dhe Batler është ajo mes Xhej Getsbit dhe Deizi Bjukenën. Disa e konsiderojnë si histori romantike, të tjerë si përndjekje. Dashuria me Deizin e konsumon Getsbin, aq sa e nxit të ndryshojë tërësisht, të kthehet në një burrë që sipërfaqësorja Deizi mund ta dashurojë. Por marrëdhënia e tyre komplikohet nga bashkëshorti i Deizit, që pavarësisht lidhjeve paralele nuk do të tërhiqej kurrë nga e shoqja.
“Në moshën e pafajësisë” – Njuland Arçer, Ellen Olenska, Mei Ueland Arçer
Shumë rrallë mund të ndodhë që të ndjesh dhembshuri për tradhtarin, por me këtë libër autorja ia ka dalë. Sado të mundohesh, është e pamundur të gjykosh Njuland Arçer kur bie në dashuri në konteshën Olenska, një grua me shpirt të lirë. E megjithatë, Njuland është i mbërthyer nga martesa e diktuar nga normat sociale. Dashuria mes të dyve është shembulli perfekt i ndjenjës së shtypur pikërisht nga këto norma.
Elona Qose