Librat që formësuan Heminguejin…
Si shkrimtar, kurrë nuk duhet të gjykosh, duhet të kuptosh. Kjo ishte këshilla kryesore e Ernest Heminguejit për krijuesit e rinj.
Në vitin 1934, një shkrimtar i ri 22-vjeçar, Arnold Samuelson, bëri të pamundurën për të takuar heroin e tij, Heminguejin. Përpjekjet rezultuan të frytshme: Samuelson qëndroi gati një vit nën mbrojtjen dhe edukimin e shkrimtarit të njohur amerikan. Mes mësimeve më të vlefshme ishte ai më kryesori: Lexo!
Në një nga takimet e para, Hemingueji i zgjati të riut një letër të shkruar me dorë:
“Kjo është një listë me librat që çdo shkrimtar duhet t’i lexojë si pjesë e edukimit të tij. Nëse nuk i ke lexuar këta libra nuk ke formim të duhur kulturor. Ata përfaqësojnë stile të ndryshme letrare. Disa mund të të duken të mërzitshëm, të tjerë mund të të frymëzojnë dhe të tjerë janë shkruar kaq bukur sa do të të bëjnë të dyshosh vërtet në aftësitë e tua si shkrimtar.
Mes librave të zgjedhur të Heminguejit janë:
1. Zonja Bovari – Gustav Flober
2. Dublinasit – Xhejms Xhojs
3. E kuqja, e zeza – Stendal
4. Ana Karenina – Lev Tolstoi
5. Lufta dhe paqja – Lev Tolstoi
6. Vëllezërit Karamazov – Dostojevski
7. Dhoma gjigante – E.E. Cummings
8. Lartësitë e stuhishme – Emili Brontë
9. Amerikani – Henri Xhejms
Edhe pse nuk gjendet në listë, ia vlen të përmendim edhe librin që Hemingueji e konsideronte “librin më të mirë amerikan”:
10. Aventurat e Hakëlbërri Fin – Mark Tuein.
Elona Qose