skip to Main Content

Një libër për Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë

E dini se edhe lumturia ka një ditë të veçantë? Është pikërisht sot, 20 marsi, që celebrohet si Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Një njeri i lumtur është një njeri produktiv dhe i shëndetshëm, një njeri që kujdeset për mirëqenien, shëndetin fizik e sidomos mendor.

Ditë si kjo e sotmja shërbejnë për të na kujtuar se pavarësisht peshës së përditshmërisë duhet të ndalojmë dhe të kujtohemi: asgjë nuk ka rëndësi nëse nuk na mbush shpirtërisht. Lumturia  nuk është ai tërfili me katër fletë që kërkojnë të gjithë. Secili e gjen lumturinë në gjëra të vogla e mëdha. Buzëqeshni sa më shumë! Le të shërbejë dita e sotme për t’ju kujtuar që çdo ditë të bëni diçka që ju bën të lumtur, qoftë kjo edhe kurs valsi, pavarësisht se “djemtë nuk kërcejnë vals”, një puthje në cep të faqes, përkëdhelja me rrezet e para të agut … apo leximi i një libri.

Por, sigurisht, sot qëndrojuni larg librave plot mistere e dramë.

Çaste lumturie të papërfillshme – Francesco Piccolo

 Lumturitë e papërfillshme të Piccolo-s e kanë zanafillën tek arti i vetëpranimit. Ta pranosh vetveten jo sepse e çmon atë në mënyrë të pakushtëzuar, por përkundrazi, sepse arrin ta zotërosh kodin e vetvetes edhe nëpërmjet ceneve dhe dobësive.

Letër mbi lumturinë – Epikuri

Nuk je asnjëherë shumë i ri ose shumë i vjetër në moshë për të njohur lumturinë.

 

Princi i vogël – Antoine de Saint-Exupéry

Ky është nja nga librat e paktë që mund të gjendet në çdo listë të mundshme. Një histori që nuk njeh kohë, kushtuar të gjithë fëmijëve: fëmijëve të sotëm, atyre që kanë qenë dikur dhe atyre që nuk do të rreshtin kurrë së qeni të tillë…

 

Ha, lutu, dashuro – Elizabeth Gilbert 

Një libër për veten! Një libër inkurajues. Kur ke arritur fundin, nuk ka më ku të shkosh dhe e vetmja zgjidhje është të ngrihesh lart.

 

Ëndrra e një nate vere – Shekspir

Nuk është një nga komeditë më të mira të shkrimtarit anglez, por mbetet një nga të preferuarat e mia.