skip to Main Content

Nuk mbani mend asgjë nga ato që lexoni?

Ndiqni këshillat tona

Ndonjëherë e vetmja gjë që mund të themi për një libër që sapo kemi lexuar është ndjesia që na ka lënë. Ndonjëherë lexojmë në mënyrë kaq mekanike sa realisht kur përfundojmë nuk dimë ndonjë gjë të madhe përveç një subjekti përciptas. Nëse një gjë e tillë ka filluar t’ju shqetësojë dhe kuptoni se procesi juaj i leximit është më shumë sipërfaqësor, ndiqni këshillat më poshtë.

 1. Lexoni me zë të lartë

Është e sigurt që leximi për vete, pa zë, është më i shpejtë. Leximi me zë të lartë të ngadalëson dhe të lodh, por ju ndihmon t’u jepni më shumë vlerë fjalëve. Megjithatë nuk  është gjithmonë e mundur pasi shpesh lexojmë në vende  të populluara.

 2. Nënvizoni

Kjo është një metodë shumë e mirë, e përdorin të gjithë studentët në tekstet mësimore… ose jo. Provoni të nënvizoni pjesët që ju pëlqejnë më shumë ose ato që mund të jeni shumë të lodhur për t’ju lënë një ndjesi të caktuar. Në këtë mënyrë mund t’i ktheheni më vonë, por vetë nënvizimi në një mënyrë e ngulit në mendje atë fjali.

3. Tregoni

Ju keni miq, kolegë me të cilët flisni për çdo gjë. Pushimi i drekës është shumë i mirë për të treguar ato çfarë keni lexuar një ditë më parë. Është një ushtrim që i bën mirë mendjes. Dhe është vërtetuar se procesi i tregimit të subjektit të një libri të shton vlerësimin për të.

4. Merrni frymë

Duket sikur po ju bëjmë gati për meditim. Në fakt, kjo duhet të jetë këshilla numër një për çdo veprimtari.

5. Mos blini libra të tjerë

Kjo është shumë e rëndësishme. Kur blini libra, pasi në mënyrë të kuptueshme jeni të paduruar për t’i lexuar. Por ç’vlerë ka kur nuk arrini të përqendroheni? Leximi do të jetë sipërfaqësor dhe në varësi të ndjesisë së gënjeshtërt që mund t’ju bëjë të mos i ktheheni më. Kështu, për ca kohë mos blini libra, përqendrohuni tek ata që keni.

 6. Rilexoni

Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë. Disa libra në veçanti bëjini zakon t’i lexoni në mosha të ndryshme. Do të ndiheni sikur keni lexuar libra të ndryshëm, sepse përjetimi dhe kuptimi i tekstit dhe nëntekstit nuk janë njëlloj në çdo moshë.

Lexim të këndshëm!

Elona Qose