skip to Main Content

Çfarë urrenin Mark Twain dhe Virginia Ulf

Kur flasim për letërsi klasike kemi tendencën ta trajtojmë si perfekte.
Por librat e cilësuar klasikë ndër vite kanë shkaktuar debate mes vetë shkrimtarëve. Nuk janë të pakta rastet kur autorë të njohur kanë pasur ca fjalë jo aq të këndshme për libra të ndryshëm po aq të njohur, sepse në fund të fundit shijet janë të ndryshme. Gjatë ditës së sotme do t’ju njohim me disa nga këto raste.

Mark Twain për “Krenari dhe paragjykim”


Mark Twain nuk humbte asnjë rast për të treguar se e urrente me pasion “Krenari dhe paragjykim”, ndërsa nuk kishte respektin më të vogël për autoren e tij:
“Nuk kam asnjë të drejtë të kritikoj librat. Dhe zakonisht nuk e bëj një gjë të tillë, përveç rasteve kur i urrej ata. Sa herë nis të lexoj “Krenari dhe paragjykim” më vjen ta kap Xhejn Ostin dhe t’i bie kokës”.

Virginia Ulf për “Uliksin”

Virxhinia Ulf jo vetëm nuk shfaqi asnjë interes për “Uliksin” e Xhejms Xhojsit, por arriti deri aty sa u shpreh: “Kurrë më parë nuk kisha lexuar kaq shumë gjepura”.