skip to Main Content

Leximi, nga hobi në fobi’…

Ka kaq shumë lloje fobish sa është e pamundur të mos mendosh se shumë prej tyre janë të sajuara. I njëjti mendim më kaloi në mendje kur lexova fjalën “abibliofobi”… si mund të kesh fobi nga librat? Pa e lexuar ende shpjegimin mendova se ishte një term i sajuar nga ata që nuk duan të lexojnë, që nuk u pëlqejnë leximin. Por në fakt shpjegimi ishte tjetër dhe jam e bindur se shumë lexues do të bien dakord. Me pak fjalë, “abibliofobia” është frika se mos mbetesh pa material për të lexuar, frika se po arrin në fund të librit! Sipas ekspertëve, kjo lloj fobie është e rrallë, sidomos te fëmijët, megjithatë disa shenja të saj mund të vihen re që në adoleshencën e hershme.
Nëse jeni prind, vëreni për këto shenja te fëmijët tuaj:
1) Fëmija lexon në tavolinën e bukës.
2) Fëmija juaj ka më shumë libra se shokët e tij.
3) Fëmija juaj lexon më shumë se ju.
4) Fëmija juaj beson më shumë punonjësin e bibliotekës sesa juve.
Kjo lloj fobie është më e dukshme dhe më e rëndë te studentët, sidomos ata të shkencave sociale e filozofi, të cilët besojnë se jeta e tyre nuk ka kuptim nëse nuk kanë lexuar çdo fjalë që Niçe ka shkruar.
Kështu që kujdes! Edhe leximi me kufi!

Elona Qose