skip to Main Content

Viktor Hygo – tri librat që duhet të lexoni

Hygo është një shkrimtarët më të njohur të të gjitha kohëve. I cilësuar si babai i letërsisë franceze, Hygo ishte romancier, dramaturg, poet…

Ashtu si me të gjithë shkrimtarët klasikë vjen një moment që emri i shkrimtarit bëhet më i madh se veprat e tij: ndikimi i tij bëhet kaq i padiskutueshëm sa nderimi ndaj tij vjen natyrshëm edhe pa e njohur punën e tij. Që të jem e sinqertë nuk njoh askënd që nuk ka lexuar të paktën një nga librat e Hygoit, por njoh shumë që kanë mbetur vetëm te ky numër 1:
Vërini qëllim vetes dhe ndryshojeni këtë numër, të paktën në 3 veprat më kryesore të tij:

Të mjerët
Është kryevepra e Hygoit. Nuk të tundon fillimisht fakti që është libër voluminoz por ia vlen. Zhan Valzhani, Fantina, Kozeta, Gavroshi madje edhe Zhaveri, janë personazhe të gdhendura tashmë në memorien popullore.

Katedralja e Parisit
E kush nuk ka dëgjuar për Esmeraldën dhe kurrizon e famshëm?! Pak histori mund të rivalizojnë me të për popullaritet. Çështja është që mes të rinjve më shumë njihet muzikali, këngët e kompozuara mbi jetën e Esmeraldës, sesa vepra e të rinjve. Sigurisht që e dinë historinë, por sepse ajo është kaq e njohur sa është e pamundur të shmangin, por sa e kanë lexuar vërtet veprën e Hygoit. Një e njohura ime më tha dikur: Është i mërzitshëm, kam arritur në faqen 35 dhe ka ende përshkrime.
Këshillë: bëni një sforco dhe vijoni pas faqes 35!

Njeriu që qesh
E dua shumë këtë libër. Vendin e tij në këtë shkrim duhej ta kishte në fakt “Viti 93”, kryevepra historike e Hygoit, por e dua kaq shumë “Njeriu që qesh” sa nuk u mendova dy herë për t’jua sugjeruar.
E.Q.