Anulohet Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2008
Shkak janë bërë skandalet seksuale
Akademia suedeze qe jep çmimet Nobel ka vendosur të mos japë për 2018 Çmimin Nobel në Letërsi për këtë vit është anuluar. Vendimi u mor Akademia suedeze dhe shkak janë bërë skandalet seksuale në të cilat janë përfshirë anëtarët e saj. Dhjetëra gra kanë akuzuar anëtarë të akademisë për ngacmime seksuale. Akademia ka thënë se vitin e ardhshëm do të njoftojë për fituesin e Çmimit për vitin 2018 dhe 2019. Ky rast përbën skandalin më të madh për këtë çmim prej kur ka nisur të ndahet më 1901.
Përveç gjashtë viteve gjatë kohës së luftërave botërore, vetëm më 1935-n nuk është ndarë ky çmim për shkak se u konsiderua se nuk kishte asnjë shkrimtar që e meritonte.