skip to Main Content

Damaso Alonso: “Numërim yjesh”

U lind më 1898 në Madrid. Kritik, poet dhe filolog, mbajti leksione për historinë e letërsisë spanjolle në Berlin, Lajpcig, Londër, Liverpul e qytete të tjera të Evropës.

Më pas drejtoi katedrën e  letërsisë neolatine në Univeristetin e Madridit.

Sa qe gjallë, botoi pak poezi, ndonëse ajo qe prirja e tij kryesore. Është njëri nga poetët më të rëndësishëm të brezit të tij. Përkthyes, mes të tjerësh, i Erazmit të Rotërdamit, Xhoisit, Eliotit.

Vepra poetike: “Poezi të pastra”(1921), “Shembuj”(1925), “Bijt e zemërimit”(1944), “Lajmi i zi”(1953), “Njeriu i perëndijshëm”(1961) etj.

“Ndërsa poezia është entuziazëm dhe kthjelltësi, poeti është qenia njerëzore e pajisur në shkallën më të lartë me këtë entuziazëm dhe këtë kthjelltësi, si dhe më një aftësi të mrekullueshme të të shprehurit.”

 

Numërim yjesh

 

U lodha. Qytetin vështroj:

i zakonshëm si plot qytete në botë.

Dy dhjetëvjeçarë që po jetoj në të:

ndryshim asnjë.

Ja një djalë që s’ka ç’bën e numëron yjësitë

në ballkonin ngjitur.

Bashkë më të

Filloj edhe unë të numëroj atje lart…

Po ai ma kalon, dhe ja ku prapë

U lodha: një… dy… tre… katër…

Po atë dot s’e kap.

…dy

…tre

…katër.                                   //Bota.al

Leave a Reply