skip to Main Content

Fakte interesante për Dan Brown

Dan Brown është një nga shkrimtarët më të suksesshëm në botë, nëse suksesi varet nga shitjet e librave dhe popullariteti. Në gati 2 dekada, librat e tij janë përkthyer pothuajse në të gjithë botën dhe janë shitur në miliona kopje.
Disa nga librat e tij më të njohur janë bërë film, në prodhime hollivudiane me buxhet të madh.
Brown vijon të botojë libra në mënyrë të rregullt, pavarësisht se nuk ka qenë asnjëherë i vlerësuar nga kritika, madje duke u bërë shpesh pjesë e listave të shkrimtarëve më të dobët të viteve të fundit.

Meqë për këtë javë të gjithë librat e Dan Brown te ne do t’i gjeni me ulje çmimi, ja disa fakte interesante për shkrimtarin, që mbase ju kanë shpëtuar.

1. Përpara se të bëhej shkrimtar, Brown provoi muzikën, duke publikuar disa albume… pa sukses.

2. Suksesi i jashtëzakonshëm i “Kodi da Vinçi” nuk i bëri aspak përshtypje shkrimtarit të njohur Salman Rushdie, i cili e përshkroi këtë libër si kaq të dobët, sa i bën librat e dobët të duken cilësorë.

3. Aktori Stellan Skarsgard, i cili luan në “Engjëj dhe djaj” po ashtu nuk është fans i krijimtarisë së Brown. “Mendoj se Dan Brown është një shkrimtar jashtëzakonisht i dobët, por ka talentin t’i mbajë lexuesit varur, duke i nxitur t’i shkojnë librit deri në fund”, – është shprehur ai.

4. Në vitin 2004, Brown kishte 4 romane në listën e librave më të shitur të vitit,

5. Në vitin 2005, në kulmin e suksesit, Brown ishte në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë.

6. Romanet e tij janë përkthyer në 56 gjuhë dhe janë shitur në mbi 200 milionë kopje.