Fakte pak të njohura për Agata Kristin
Me siguri keni dëgjuar për të, tek e fundit librat e saj janë ndër më të shiturit të të gjitha kohërave dhe është cilësuar si “zonja e krimit”. Romanet e saj kanë frymëzuar breza të tërë krijuesish dhe janë kthyer në filma, seri televizive, radio dramatizime etj.
Dhe ashtu si nëpër librat që ka shkruar, edhe jeta e saj nuk ka qenë pa drama dhe sigurisht me pak mister. Më poshtë kemi përmbledhur disa fakte që jo të gjithë i dinë për shkrimtaren e njohur.
Nisi të shkruante romane të verdhë për të fituar një bast me të motrën
Kristi e shkroi romanin e saj të parë me dedektivë thjesht për të fituar në bast. Kristi e kishte filluar karrierën si poete, kur e motra këmbëngulte se nuk do të mund të shkruante një histori të mirë krimi. Për fat të mirë, Kristi e pranoi atë bast.
Një kohë ka punuar si farmaciste
Gjatë Luftës së Parë Botërore punoi në spital, pasi kishte kaluar provimin për farmaciste. Kjo shpjegon edhe përdorimin e shpeshtë të llojeve të ndryshme t helmeve në shkrimet e saj.
Mister edhe në jetën reale
Një natë dimri, Christie u zhduk. Makina e saj e braktisur u gjend kilometra larg shtëpisë. Pas një kërkimi të gjatë u zbulua se Kristie po rrinte në një hotel nën një emër të rremë. Analizat konkluduan se shkrimtarja ishte prekur nga amnezia dhe nuk dinte kush ishte, madje nuk e njohu as të shoqin. Ky incident, që u pasua me përfundimin e martesës, nuk u përmend më kurrë nga shkrimtarja.
Ajo shkruante dy-tre libra në vit…
…dhe është për tu përmendur se është romancierja më e shitur në të gjithë botën.
Agata Kristi bënte sërf
E imagjinoni? Shkrimtarja e njohur mësoi se si të bënte sërf dhe i pëlqente të shkonte në Kejp Taun.
Përgatiti: E. Qose